Mancaku dhe Djamarti goditjet e radhes per Besen
Presidenti i Beses Nexhat Bizhdili ka bere goditjet e radhes ne merkato duke zyrtarizuar dy perforcime te reja Bledar Mancakun dhe Matko Djamartin. Diten e djeshme dy futbollistet kane arritur akord me bosin kavajas duke nenshkruar. Ne ditet ne vazhdim pritet edhe zyrtarizmi i tyre. Nderkaq ne bisedime jane edhe sulmuesi i Shkumbinit tashme i larguar Arlind Nora dhe ai i Dinamos Fatjon Sefa. Ky i fundit i kontaktuar
nga Panorama ka pohuar se ende nuk e ka ndare mendjen per nje levizje te tille pasi me pare do te flase me drejtuesit e Dinamos nga te cilet do te kerkoje nje rritje page dhe siguri mbi te ardhmen e tij te blute.