E sanojnë gypin

(E plotesuar) Kontraktori i Komunës së Prishtinës ka arritur që të sanojë gypin. Deri në orët e mbrëmjes qytetarët janë furnizuar me uji nga krojet e Dardanisë
................
Një pjesë e lagjes “Dardania” dhe “Emshir” në Prishtinë, ka mbetur pa ujë që 7 orë. Kjo për shkakun se kontraktori i Komunës së Prishtinës, i cili është duke punuar në rreth rrotullimin në fund të Veternikut, e ka pëlcitur gypin e ujit në afërsi të ngrohtores “Termokos”.
Në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal "Prishtina" thonë se, u është dashur të ndërpresin furnizim më uji, shkaku i riparimit të gypit.
“Kontraktori i Komunës së Prishtinës, i cili është duke punuar në ndërtimin e rreth-rrotullimit ka dëmtuar një gypin. Një pjesë të lagjes Emshir dhe Dardania, ku si pasojë e këtij dëmtimi një pjesë e banorëve te këtyre lagjeve nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm deri ne gjetjen e një zgjidhje nga Komuna e Prishtinës”, tha për Indeksonline, Zëdhënësja e Ujësjellësit rajonal Prishtina, Arberie Zogjani.
E, Komuna e Prishtinës ka pranuar se kontraktori i sajë ka prekur gypin, por kanë pohuar se brenda ditës do të rregullohet gjithçka.
“Punëkryesi e ka dëmtuar gypin dhe brenda ditës do të bëjë evitimin e dëmit. U kërkojmë ndjesë qytetarëve për këto pengesa”, ka bërë të ditur për Indeksonline, Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Komunës së Prishtinës. /Indeksonline/