Vjosa Osmani nuk do të jetë në seancë për amnistinë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila kishte votuar kundër projektligjit për amnisti në leximin e parë të tij, nuk do të marrë pjesë në seancë të enjten në leximin e dytë.
Osmani i ka thënë Indeksonline se nuk do të jetë nesër në Kosovë. “Unë gjendem në SHBA në një program zyrtar, prandaj nuk jam nesër në Kosovë”, është përgjigjur Osmani.
Në leximin e parë të projektligjit kishin votuar kundër 22 deputetë./Indeksonline./