E Shtunë, 31 Tetor 2026

E sapodiplomuara Anjeza Shahini, në tur evropian

Tiranë, 6 gusht - Nuk ka shumë që ka veshur fanellën e të sapodiplomuarës bashkë me mikeshat e saj të shkollës. Një ditë dhe mbrëmje e bukur njëkohësisht për të ku siç e shihni në foto, është e lumtur dhe e kënaqur me veten. E teksa ka marrë urimet dhe komplimentet më të mira, si një vajzë tashmë e rritur dhe e mirëshkolluar, Anjeza Shahini i kthehet profesionit të saj të dashur, këngës ku e pret një tur Evropian, me koncerte të njëpasnjëshme duke nisur që nga Brescia e më pas në Bersenbrueck e në shumë e shumë qytete të tjera evropiane. Nga njëri shtet në tjetrin, për të kënaqur publikun me këngët e saj, dhe pse jo pak pushim paraditeve edhe për veten, duke shijuar rrezet e diellit dhe detin e freskët, transmeton Ballkanweb.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›