E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmes Facebook-ut zbulon martesën sekrete të burrit

Cleveland, 6 gusht - Një grua nga Clevelandi dyshonte se burri po e tradhtonte me një grua tjetër, pasi që një herë e kishte zënë duke e mashtruar. Por, ajo që zbuloi, e shokoi. Lynn France kishte shkruar emrin e gruas tjetër duke kërkuar në Facebook.

“Bingo. Dhe atëherë filloi makthi për mua. I pash fotot e martesës së tyre, dhe atë në Walt Disney World. Burri im ishte veshur si Prince Charming, ndërsa gruaja e tij, një bionde e bukur, ishte veshur si Bukuroshja e fjetur”, tha Lynn.

“Isha e shokuar. Në Facebook gjendet i gjithë album me 200 foto të martesës së tyre sekrete”, shtoi ajo.

Menjëherë pas zbuloi sekretin shokues, Lynn filloi procedurën e divorcit, ndërsa aktualisht viziton terapeutin familjar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›