E shkrinë Reali, Athleticon se fali

Real Madrid e ka fituar derbin madrilèn duke e mposhtur Athletico Madridin me rezultat 2 me 0. Një gol fantastik i Crsitiano Ronaldos në minutën 15 e nga gjuajtja e lirë. Reali aplikoi një mbrojtje të fortë duke mos i lejuar mysafirëve shansa në këtë ndeshje.
Në pjesën e dytë Reali arriti të siguroj fitoren me golin e Mesut Ozil në minutën e 66. Reali kishte edhe disa shansa për të shtuar epërsinë por shtyllat se lejuan Ronaldon të shënoj më shumë gola.
Pas kësaj fitoreje, Real afrohet në 5 pikë me Athletico Madrid ndërsa mbetet në – 11 pikë nga lideri, Barcelona./Indeksonline/