E Diel, 1 Nëntor 2026

Largohet nga Partia e Drejtësisë, formon parti të re

Dega e Partisë së Drejtësisë në Prizren ka njoftuar fFormimin e Partisë Konservatore të Kosovës.

Sipas Kryetarit të Këshillit Nismëtar, Munir Basha kjo parti është krijuar pas një konflikti gati dy vjeçar të kësaj dege me një grup udhëheqësish të lartë të Partisë së Drejtësisë.

Në këtë mënyrë ky grup nga qyteti i Prizrenit duke akuzuar udhëheqësit qendror për instrumentalizim të PD-së për nevoja personale vendosi që të paraqesë platformën e vet politike konservatore.

Dega e partisë së Drejtësisë në Prizren ka qenë dega më e fuqishme e kësaj partie në gjithë Kosovën.

“Sepse në Kosovë,veçanërisht në Prizren ekziston një potencial i natyrshëm për një platformë të demokracisë konservatore. Kjo është edhe arsyeja pse është formuar kjo iniciativë politike mu në Prizren,edhe pse selia e saj do të jetë në Prishtinë .Kjo platformë fillimisht do të fuqizohet në Prizren dhe natyrisht me kohe do te shtrihet ne qytete tjera te Kosovës” ka thënë Basha para këshillit nismëtar të partisë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›