E Hënë, 2 Nëntor 2026

E shtunë, rriten temperaturat deri në 35°C

TIRANË, 2 gusht /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira mesatare kryesisht  në relievet malore në lindje e juglindje, të cilat prej orëve të mesditës do të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët përgjatë maleve.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim –  verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të fitojë shpejtësi 7-12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të ulët të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/34 Diell pak re
Kukës 18/30 Diell re shi
Lezhë 20/34 Diell pak re
Dibër 15/31 Diell re
Durrës 18/34 Diell
Tiranë 19/35 Diell pak re
Elbasan 18/35 Diell re
Berat 15/33 Diell pak re
Vlorë 19/33 Diell
Korçë 12/27 Diell re shi
Gjirokastër 15/35 Diell pak re
Sarandë 17/34 Diell pak re

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›