E vështirë të jesh grua në Kongo
Republika Demokratike e Kongos është vendi më i vështirë për të qenë grua.
Një studim i publikuar sot nga “Revista për Shëndetin Publik”, tregon se 1.152 gra dhunohen çdo ditë, përafërsisht një grua në 48 orë, në këtë shtet të Afrikës qendrore.
Shkalla është 26 herë më e lartë ne krahasim me vlerësimet e publikuara prej 16.000 dhunime në vit të raportuara nga Kombet e Bashkuara.
Republika Demokratike e Kongos është pllakosur nga dekadat e luftës.