E vrau e dashura dhe partneri i saj, zbardhet krimi i vitit 2018-të në Korçë, burg në mungesë për autoren

Pas 7 vitesh është zbardhur vdekja e Antonio Karafilit, ngjarje e ndodhur në Voskopojë, dhe që fillimisht u raportua si vetëvrasje.
Pas krimit të rëndë, qëndron ish-partnerja e tij Kejsi Spahillari.
Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, me kërkesë të Prokurorisë për akuzën e “vrasjes me dashje” në bashkëpunim.
Edhe pse ngjarja u regjistrua dhe hetua si vetëvrasje, pasi 18-vjeçari Antonio Karafili u gjet i varur me çarçaf në një pemë në periferi të fshatit Voskopojës, prokuroria vijoi hetimin duke mbledhur prova dhe vlerësuar indiciet, të cilat implikonin në ngjarje të dashurën e Antonios, Kejsi Spahillari dhe të riun tjetër Rexhep Vathi.
Nga provat biologjike rezulton se Rexhep Vathi dhe Kejsi Spahillari kanë mbytur me çarçaf Antonio Karafilin dhe më pas e kanë varur në pemë, duke inskenuar vetëvrasjen e te riut.
Motivi i krimit dyshohet të jetë lidhja paralele që Kejsi Spahillari kishte me viktimën dhe Rexhep Vathin. Pas krimit, Spahillari emigroi në Kanada, ndërsa në gusht të 2024, vrau veten Rexhep Vathi.
Tani pritet të lëshohet urdhërarresti ndërkombëtar për Kejsi Spahillarin,e cila prej disa vitesh jeton në Kanada ku ka krijuar familje.