E Diel, 1 Nëntor 2026

Të huajt prenotime në Himarë, më 2 maj çelet zyrtarisht sezoni turistik

Himara është gati për sezonin turistik. Qyteti bregdetar çel sezonin në datat 2 dhe 3 maj dhe pritet që numri i turistëve këtë vit të ketë një rritje të konsiderueshme, referuar edhe prenotimeve.

Himara synon të mbetet një nga destinacionet kryesore. Turistët e huaj nga vende të ndryshme të Europës dhe botës, tashmë e konsiderojnë Shqipërinë një nga zgjedhjet kryesore.

“Jam Neina vij nga India, është hera e parë në Shqipëri, kam qenë në Sarandë dhe tani në Himarë. Himara është një vend i qetë, e duam për këtë qetësi, ushqimi i mrekullueshëm, njerëzit të mrekullueshëm, brigjet e detit të pastra dhe uji i kristaltë”.

“Vij nga Indonezia, para se të vija këtu isha në Malin e Zi dhe desha diçka të ngjashme me Malin e Zi, me pëlqen shumë Himara e paqtë, ujëra të pastra vende të qeta dhe jam shumë e kënaqur këtu”.

“Hera e parë dhe jam nga Britania. Hera e parë, dhe ende nuk kam parë gjë nga bukuritë këtu, por po më pëlqen shumë, dhe do të rikthehem sërish.”

Ndërkohë për operatoret turistik, të huajt kërkojnë që gjatë qëndrimit në Himarë të vizitojnë sa më shume vende te ndryshme duke preferuar edhe shëtitjet me skaf.

Numri i të huajve në vendin tonë ka regjistruar rritje nga viti në vit ndërsa Himara është një nga zonat më të populluara gjatë muajve të verës./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›