E Diel, 1 Nëntor 2026

E vrau të dashurën kur mësoi për shtatzaninë?

Raportimet më të fundit nga Afrika e Jugut bëjnë me dije se atleti paraolimpik, Oscar Pistorius, mund ta ketë vrarë të dashurën e tij, modelen Reeva Steeenkamp kur mësoi se ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tij.

Nëse kjo do jetë e vërtetë, prova do jetë bombë në procesin që po mban mbërthyer botën.

Pistorius është liruar me kusht dhe po qëndron në shtëpinë e xhaxhait të tij në Pretoria.

Ai pretendon se e ka qëlluar modelen Steenkamp duke menduar se ishte një hajdut që kishte hyrë në shtëpi.

Prokurorët thonë se ai e ka vrarë me gjakftohtësi pasi kanë bërë debat për thuajse një orë.

Pamjet e kamerave të sigurisë së vilës së Pistorius tregojnë momentin kur Reeva futet në banesën e tij për herë të fundit, ditën e Shën Valentinit, e lumtur dhe duke qeshur, pa e ditur për fatin e zi që e priste./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›