Goditet ku “s’duhet”

Ylli i grupit britanik, Harry Styles është mësuar të marrë dhurata të ndryshme, nga fansat gjithandej botës, por “dhurata” e fundit, e ka lënë atë pa ndjenja për pak qaste.
Në koncert në Skotlandë, së bashku me boy-bendin e tij, Styles u godit me një këpucë, ndërsa ishte duke përformuar. Goditja në pjesë intime të trupit, e la atë të shtrirë për pak qaste.
Afër 19 vjeqarit, menjëher janë afruar anëtarët tjerë të bendit, duke i ofruar përkrahje. Ai ka arritur të ngritet dhe të vazhdoj përformancën, por gjatë tërë kohës, ka pasur shtrëngime në pjesën e stomakut.
Yjet e hitit “Live while were young” po zhvillojnë turneun e tyre të parë, Take Me Home Tour, me të cilin kanë shumë ndalesa në Europë, pastaj do të vazhdojnë në Meksikë, për të përfunduar në ShBA./Indeksonline/