E vret mikun, autori më pas gjendet i vdekur

Zhujë B. (1955) nga fshati Rosujë komuna Pejës, është vrarë sot me armë zjarri në shtëpinë e tij nga një mik i tij. Vrasja ka ndodhur rreth orës 07:00 ndërsa menjëherë rastit i është përgjigjur policia e Kosovës me njësitet e saja përkatëse. Viktima është vrarë me armë automatike AK 47.
Kryerësi i kësaj vepre është larguar nga vendi i krimit me veturën e tij, por policia shumë shpejtë e ka identifikuar të njëjtin përmes familjarëve të viktimës për të cilët ka qenë person i njohur për ta, miq.
Personi i dyshuar i vrasjes shtetasi Kadri D.(1963) nga fshatin Novosellë e Zajmit komuna Klinë është gjetur i vdekur në veturën e tipit“Golf II”, nga plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit AK 47 cal.7.62 mm e cila është gjetur në ulësen e parë të pasagjerit.
Ky i dyshuar është gjetur në ulësen e parë të ngasësit të automjetit të cekur më lartë,ku mendohet se ishte duke e drejtuar vetë automjetin nga fshati Rosujë në drejtim të fshatit Qellopek komuna Pejë. Policia po i heton të dy rastet, vrasjen dhe vdekjen e të dyshuarit./Indeksonline/