E zbuloi aksidentalisht, David Beckham mban në murin e shtëpisë portretin e personazhit të famshëm

David Beckham ka bërë një vend në murin e tij për një pjesëtar të caktuar të familjes mbretërore britanike.
Ish-ylli i futbollit ka realizuar një video pak ditë më parë në Instagram dhe për të qenë të saktë të hënën e 9 dhjetorit, me temën e Krishtlindjes, e cila kishte si sfond një mur të shtëpisë së tij me foto. Në pak sekondë që pamë murin, u shfaq një foto e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth, të cilën Davidi e ka inkuadruar në murin e tij.
“E di që është herët në mëngjes, fjalë për fjalë sapo hyra në zyrë”, filloi të thoshte ai në video. “Normalisht zyra ime është goxha e rregullt, diçka ka ndodhur gjatë natës,” vazhdoi ai ndërsa ecte pranë fotografisë së Mbretëreshës Elizabeth në mur dhe poshtë në një stendë televizori, ku kryesisht kishte disa figura të Elfëve në raft.

Në vitin 2024, David Beckham u emërua ambasador për Fondacionin e Mbretit dhe ndihmoi Princin William të mblidhte para për Ambulancën Ajrore të Londrës.
Edhe djali i Davidit, Brooklyn, ka folur për marrëdhënien e veçantë që Beckhams kanë me familjen mbretërore. Në nëntor, Brooklyn i tha prezantuesit Andy Cohen në “Watch What Happens Live!” se Princi Uilliam ishte anëtari i familjes mbretërore që e shihte më së shumti duke u rritur./vizionplus.tv
