“Ruaj fotografitë që të kam bërë fshehurazi”, Fedez ka një mesazh për Chiara Ferragni-n?

Një nga çiftet më të përfolura të vitit, Chiara Ferragni dhe këngëtari Fedez, i kanë dhënë fund martesës së tyre pas një vendimi të marrë nga Gjykata e Milanos më 12 dhjetor.
Së fundmi, Fedez ka publikuar disa story në Instagram, të cilat kanë ngjallur spekulime se mund të jenë dedikime për ish-bashkëshorten e tij. Në një prej tyre, ai ndau një pjesë nga kënga e njohur e Tom Odell, “Another Love”: “Dua të këndoj një këngë që do të jetë vetëm e jona, por ia kam kënduar të gjitha një zemre tjetër. Dua të qaj, dua të bie në dashuri, por të gjitha lotët e mi janë derdhur për një dashuri tjetër.”
Në një tjetër story, Fedez kishte shkruar në italisht, duke përçuar një ndjenjë melankolie dhe mall për një dashuri të humbur:
“Ndonjëherë të fotografoja fshehurazi sepse kisha shumë frikë se nuk do t’i jetoja më ato momente me ty. Tani, ato foto i ruaj me shumë kujdes.”
