E zë kamioni poshtë, vdes punëtori
Një punëtor inertesh ka humbur jetën mesditën e sotme në Cërrik.
Sipas burimeve, punëtori Pëllumb Kamani, 50 vjeç, ka qenë duke punuar pranë një kamioni të parkuar, kur ky i fundit ka lëvizur duke e zënë poshtë.
Dëshmitarët e vendngjarje kanë thënë se kamioni ishte parkuar në një të tatëpjetë dhe ka lëvizur poshtë, duke mos i dhënë kohë punëtorit ti shpëtonte aksidentit fatal. / G.N.