Aksident në Lezhë, 6 të plagosur

Foto ilustruese / Arkiv
Një aksident rrugor në aksin Lezhë-Shkodër ka lënë të plagosur 6 persona sot pas mesditës.
Aksidenti ka ndodhur në hyrje të Lezhës dhe ka ardhur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, njëri me targa AA413 dhe tjetri LE 7405C.
Mësohet se në njërën prej makinave ndodhej një familje nga Fieri, ndërsa në tjetrën dy persona nga Lezha.
Sipas burimeve, njëri prej të plagosurve ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në Spitalin Ushtarak . / G.N.