E Diel, 1 Nëntor 2026

E ze korrenti, në gjendje të rëndë 17-vjeçari

Rrymë elektrike, foto arkiv

Një 17-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak të Tiranës, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:30 minuta në fshatin Baterr të vogël të Matit, në afërsi të shkollës 9-vjeçare të fshatit.

Kanë qenë familjarët të cilët arritën të shpëtonin të riun dhe e dërguan atë menjëherë në spitalin e Burrelit, prej nga u transportua me helikopter në spitalin ushtarak.

Sipas bluzave të bardha, adoleshenti ka pësuar djegie të mëdha në të gjithë trupin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›