Sarandë, 17-vjeçari bie nga kati i 4

Ambulancë, foto arkiv
Një 17-vjeçar, i cili kishte shkuar në Srandë për eskursion me shkollën është hedhur nga kati i katërt i një hoteli në Ksamil.
Sipas policisë i riu me inicialet F.N është nga fshati Bubullimë i Lushnjës.
Ngjarja mendohet të ketë ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, adoleshenti, i cili ndodhet në gjendje kome, pasi ka qëndruar për disa orë në spitalin civil të Sarandës është dërguar me urgjencë në mëngjes drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.
Burime zyrtare të Spitalit Ushtarak tregojnë se i riu ndodhet aktualisht në gjendje kome të thellë me pak shpresa për të mbijetuar.
Mësohet se i riu gjatë momentit fatal mendohet të ketë qenë nën efektin e drogave të forta që mund ta kenë çuar atë në vetëvrasje. /A.Peçi/