E Diel, 1 Nëntor 2026

E zë masivi i tullave, vdes 50-vjeçari teksa shembte një ndërtesë

KRUJE-Një 50-vjeçar ka gjetur vdekjen teksa shembte një ndërtesë sot në Krujë.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Bilaj të Krujës teksa shtetasi Frrok Doda duke shembur një ndërtesë u zu poshtë nga një masiv tullash. Pavarësisht ndihmës së shpejtë të dhënë në moment nga miq e familjarë, Frrok Doda nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Gjendet i pajetë një 60-vjeçar, policia: Kishte kishte ditë që kishte ndërruar jetë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›