Arkeologji, zbulohet një statujëz e rrallë e një perëndeshe
STAMBOLL- Një statujëz e vogël e një perëndeshe të rreth 8 000 viteve më parë është gjetur gjatë gërmimeve në tumulusin Jesilova në Izmir, përgjatë brigjeve turke të Egjeut, u njoftua nga agjencia turke e lajmeve ‘Anadolli Azhans’.
Profesori Zafer Derin deklaroi se ishin zbuluar vepra shumë të rëndësishme gjatë gërmimeve të këtij viti, ku shtoi se statujëza e vogël kishte një kuptim tepër të veçantë duke qenë se ishte e para e këtij lloji e gjetur në Turqi.
''Femrat dhe fertiliteti ishin të shenjta në kulturën e rajonit të Anadollit Perëndimor'', u shpreh Derin, i cili shtoi se rajoni ishte qendër e kulturës së nënës perëndeshë.
''Kemi tashmë një kokë që përfaqëson figurën e nënës perëndeshë. Kemi të qartë se adhurimi i nënës perëndeshë ishte i tepër i përhapur në këtë rajon në të kaluarën, por kemi gjetur për herë të parë një statujë të saj në Turqi. Njerëzit e vendosnin këtë statujë në banesat e tyre për t'u lutur për shëndetin e pasardhësve të tyre. Kjo vepër është një pjesë shumë e bukur e epokës së 6 000 vjetëve para Krishtit'', përfundoi Derin.
(d.b/BalkanWeb)