E Martë, 3 Nëntor 2026

E zuri poshtë depoja e ujit, shoku i efektivit Edmond Brahimaj rrëfen ngjarjen

Efektivi i policisë,  Edmond Brahimaj ndërroi jetë 5 ditë më parë, ndërsa po i jepte ndihmë një qytetari për të ndërruar gomën e dëmtuar të mjetit. Në një rrëfim ekskluzivisht për emisionin “Jetë Shqiptare”, shoku i 62-vjeçarit të ndjerë, Adem Tahiraj tregon ngjarjen fatkeqe të shokut ndërsa ishte më të, në minutat e fundit të jetës së tij.

“E ftova të pinim birra. Më tha prit pesë minuta. Vetëm kur dëgjoj të bërtitura nga njerëzit që u rrëzua boti me ujë. Kishte hyrë poshtë karrocës se do hiqte krikun. E hoqi, e mori ujin dhe i ra boti sipër me 11 kuintalë peshë. Karroca ishte me 2 rrota, sepse po të ishte me 4 nuk do të kishte rënë. Boti ishte për vaditje. Më ka lënë një plagë shumë të madhe”, tregon shoku i tij.

Ngjarja ndodhi në fshatin Mlizë në Elbasan.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›