E Diel, 1 Nëntor 2026

E zuri poshtë zetori, humb jetën 62-vjeçari në Lushnjë

E zuri poshtë zetori, humb jetën 62-vjeçari në

Një 62-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në qytetin e Lushnjës, pasi zetori që po punonte e ka zënë poshtë.

Sipas informacioneve të Policisë, 62-vjeçari me inicialet J.H, në fshatin Hysengjokaj të Lushnjës, po punonte tokën me zetor dhe ka humbur ekuilibrin duke u rrëzuar, e më pas mjeti i punës e ka zënë poshtë.

Ai u transportua në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht ditën e sotme ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Hysgjokaj, Lushnjë, shtetasi J. Xh., 62 vjeç, duke punuar tokën me mjet bujqësor (zetor), është rrëzuar aksidentalisht, dhe e ka zënë poshtë mjeti bujqësor (zetor). Për pasojë 62-vjeçari ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për vlerësim.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›