E Shtunë, 31 Tetor 2026

ECA: Ja rezultatet e fundit të zgjedhjeve

ECA dhe KRIIK, i mbështetur nga USAID ka publikuar të dhënat e deritanishme të rezultatit të zgjedhjeve . Kështu në rang vendi nga 4071 qendra votimi të numëruara 41 % e votave shkojnë për Partinë Socialiste, Partia Demokratike ka marrë 39.85 % të votave LSI merr 4.82 %, PR merr 2.1 % të votave. Kështu në mandate Partia Demokratike merr 68 mandate, PS merr 64 mandate, LSI merr 4 mandate, PR merr 1 mandat, PBDNJ merr 1 mandat dhe PDI merr 2 mandate.

Tiranë
Numërohen 663 QV nga 826 të tilla në qarkun e Tiranës. Aktualisht PS kryeson me 43.14 përqind ndaj PD-së me 42.13, LSI, 4.62 përqind dhe PR 1.53 përqind të votave.

Vlorë
Numerohën 307 QV në Vlorë, ku socialistët kanë marre 44.11 përqind të votave, demokratët 28.18 përqind, PBDNJ 5.86 dhe PDI 4.56 përqind të votave.

Dibër
Partia Demokratike kryeson në Dibër pas numërimit të 228 nga 314 qendra votimi, me 49.41 përqind, ndaj 30.28 të PS-së, LSI ka marrë 5.69 përqind, ndërsa PLL 2.98 përqind.

Berat
Në 295 QV të numëruara në Berat, 47.97 përqind e votave shkojnë për PS-më, 26.67 përqind për PD-në, LSI ka marrë 10.85 përqind dhe PR 5.14 përqind të votave.

Durrës
Numërohen 250 QV nga 353 të tilla në qarkun e Durrësit. Deri tani kryeson PD me 45.61përqind të votave, e ndjekur nga PS me 37.06 përqind të votave. LSI, 7.48 përqind dhe PR 1.86 përqind.

Elbasan
Në 466 qendra votimi në Elbasan, 43.5 përqind e votave shkojnë për PS-në, 36.66 përqind për PD-në, LSI 4.62 përqind, PSD 2.24 përqind.

Fier
Në 330 kuti të numeruara në Fier, 48.33 përqind e votave shkojnë për PS-në, 32 përqind për PD-në, për LSI-në 5.64 përqind, ndërsa për PR-në shkojne 2.29 përqind të votave.

Gjirokastër
Në 259 QV të numëruara në Gjirokastër, 45.79 përqind e votave shkojnë për socialistët, për demokratet 35.68 përqind të votave, PBDNJ 4.94 përqind, LSI 1.93 përqind.

Korçë
Në Korçë janë numëruar 355 QV, për PS-në kanë shkuar 43.61 përqind të votave, për PD-në 42.45 përqind të votave, LSI 3.09 dhe 1.83 përqind për PBDNJ.
Kukes

Kukës
Në Kukës, janë numëruar 197 QV, 57.49 përqind e votave shkojnë për PD-në, 20.74 përqind për PS-në, PSD 10.44 përqind dhe 3.11 përqind për republikanët.

Lezhë
Në Lezhë, janë numëruar 138 QV, demokratët kanë marrë 43.74 përqind të votave, socialistët 30.76, LSI 3.84 përqind dhe PSD 2.99 përqind.

Shkodër
Në Shkodër, janë numëruar 323 QV, kryeson PD me 48.01 përqind të votave duke lënë pas PS-në me 30 përqind, PDK 3.07 përqind dhe LSI 2.64.

Përqindjet e koalicioneve janë:
Koalicioni "Aleanca e Ndryshimit", 46.49% ( 71 deputetë)
Koalicioni "Bashkimi për Ndryshim", 45.69 (65 deputetë)
Koalicioni "Aleanca Socialiste për Integrim", 5.57 % (4 deputetë)
Koalicioni " Poli I Lirisë", 1.82 % (0 deputetë).

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›