Gjirokastër, përfundon procesi i numërimit të votave

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Qarkun e Gjirokastrës. Numri i votave të vlefshme të numëruara në 3 Vende të Numërimit të Votës (VNV) pranë Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) është 51.380 vota. Rezultatet e publikuara rezultojnë si më poshtë:
Koalicioni "Bashkimi për Ndryshim" ka fituar 55.91 % të votave;
Koalicioni "Aleanca e Ndryshimit" ka fituar 40.09 % të votave; Koalicioni
"Aleanca Socialiste për Integrim" ka fituar 3.28 % të votave; Koalicioni
"Poli i Lirisë" ka fituar 0.59 % të votave;
Partia "Ligj dhe Drejtësi" (e paraqitur e vetme në zgjedhje) ka fituar 0.13 % të votave.
Sipas po këtyre rezultateve, shpërndarja e votave për partitë kryesore politike në Qarkun e Gjirokastrës është si më poshtë:
Partia Socialiste ka fituar 46.14 % të votave, ose 23709 vota nga 51380 vota të vlefshme gjithsej për këtë Qark;
Partia Demokratike ka fituar 35.59 % të votave, ose 18286 vota;
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka fituar 5 % të votave, ose 2569 vota; ndërsa 13.27 % e votave të mbetura janë shpërndarë për 32 partitë e tjera pjesëmarrëse në këto zgjedhje. Rezultatet e publikuara në faqen e internetit mbeten jozyrtare, ndërsa komunikimi zyrtar i rezultateve për këtë Qark pritet të bëhet nga vetë përfaqësuesit zyrtarë të KQZ-së