E.Coli 2500 te infektuar ne Europe ne vend asnje rast
Pergatiti Blerta Mrishaj
Mijera te infektuar ne te gjithe Europen nga bakteri Esheria Coli ka ngritur ne kembe shendetesise boterore. Shtimi i rasteve te infektuar deri edhe vdekja e 17 personave ne Gjermani dhe 18 ne te gjithe Europen duket se ka gjunjezuar autoritet shendetesore te cilat jane gjetur te papergatitura perballe kesaj epidemie. Madje shkencetare kineze te cilet kane analizuar ne laborator shtamen e E.Coli deklarojne se ky lloj prodhon ne organizem lende toksike dhe se deri tani ka rezultuar rezistent ndaj kurave me antibiotik. Po dje permes zedheneses per shtyp Aphaluck Bhatiasevi Organizata Boterore e Shendetesise ka deklaruar se shtama e bakterit variant i gjetur tek personat e infektuar ne Gjermani nuk eshte pare kurre me pare. Shperthimi i infeksionit i shkaktuar nga ky variant sipas eksperteve te shendetit rezulton te jete toksik. Nderkohe qe ne te gjithe kete situate te rende vendi jone eshte ende i paprekur. Si autoritetet shendetesore ashtu edhe ato te produkteve ushqimore garantojne se Shqiperia eshte jashte zones se rrezikut dhe se deri me tani nuk ka asnje rast te dyshuar. Megjithe kete lajmi tashme ka marre dhene edhe ne vend duke dhene pasojat e para edhe tek konsumatoret vendas. Edhe pse ne stinen e perimeve konsumi i ketyre te fundit ka rene ndjeshem dhe sic shprehen tregtaret shitja e kastravecit ka renie te theksuar te tregtimit.
Ekspertet
shtame e papare me pare-do te shprehej Hilde Kruse eksperte e ushqimit ne OBSH. Sipas saj - varianti i ketij bakteri eshte unik deri me tani nuk eshte arritur te izolohet ne paciente te tjere. shte krejtesisht i vecante dhe vjen me disa karakteristika te cilin e kthejne me virulent ne gjendje te prodhoje lende toksike. Analizat e para ne laborator shpjegojne se shtama eshte nje forme e ndryshueshme me dy nenlloje te E.Coli ne perberje te saj ka dy gene vdekjeprurese. Kjo sipas ekspertes Kruse shpjegon edhe perhapjen e shpejte dhe masive nder njerez. Me tej ajo tregon se bartese te bakterit Esheria-Coli jane edhe disa kafshe duek bere qe dyshimet te bien edhe tek to. Madje shkencetare te ndryshem dyshojne se bakteri ka prejardhjen nga plehu organik i cili perdoret per plugimin e tyre. Deri me tani te dhenat tregojne se me te goditurit jane femijet dhe te moshuarit dhe ne menyre te vecante grate.
Bilanci
Ne Europe situata paraqitet e zymte vecanerisht ne Gjermani ku numri i te vdekurve ka arritur ne 17. Ndersa ne Europe viktimat jane 18 perfshi edhe nje viktime ne Zvicer. Sipas te dhenave te fundit numrin me te larte te prekurve vazhdon ta kete Gjermania epiqendra e epidemise. Ne kete vend autoritet e shendetesise kane regjistruar edhe 2000 persona te infektuar nga bakteri Esheria-Coli prejardhja e te cilit mbetet mister edhe sipas OBSH-se. Nga ana tjeter po zgjerohet harta e perhapjes se rasteve ku pervecse ne Europe persona te prekur jane evidentuar edhe ne SHBA dhe Britani. Edhe keta persona serish kane lidhje me Gjermanine pasi kishin udhetuar ne kete vend se fundmi.