E Diel, 1 Nëntor 2026

EKSKLUZIVE Dedja Politika larg duart nga Kushtetuesja

Dyert e Gjykates Kushtetuese do te jene te padepertueshme nga politika. Kjo eshte sfida perballe se ciles e ka vene veten Bashkim Dedja kryetari i ri i ketij institucioni. Ne te paren interviste televizive pas marrjes se detyres ai garanton se partite qofte te djathta ashtu dhe te majta nuk do te kene asnje ndikim ne vendimmarrjen e 9 gjyqtareve me te rendesishme te vendit. Madje kjo ka qene nder porosite e pare per trupen gjyqesore.

Ndersa per ceshtje te nxehta politike si hapja e kutive te votimit por dhe ligji i pronave Dedja sqaron Qellimi do te jete ai ligjor zbatimi me korrektese i kushtetutes dhe i ligjeve te ketij vendi. Nuk ka rendesi kush force politike inicion procesin. Rendesi ka se kujt i takon e drejta. Nuk kam qene dhe nuk kam per te qene ndonjehere pjese e ndonje formacioni politik. Se dyti do te luftoj qe ne institucion qe drejtoj te mbizoteroje vetem profesionalizmi dhe jo politika.

E vene shpesh ne shenjester per vendimmarrjet e saj por dhe per mandatet e skaduara te disa prej anetareve qe sipas kryetarit kushtetuesja funksionon me kapapcitet te plote. Puna e saj ndryshe nga cpretendon politika nuk eshte bllokuar asnje here.

Puna ne Gjykaten Kushtetuese nuk eshte bllokuar dhe nuk ka per tu bllokuar per asnje moment sepse Kushtetuta ka parashikuar shprehimisht se gjyqtareve qe u ka mbaruar mandati vazhdojne deri ne momentin e zevendesimit nga gjyqtari pasardhes. Ne cdo moment gjyqtaret konsiderohen ne detyre derisa nuk jane zevendesuar tha Dedja.

Si nje nder me te rinjte ne moshe por dhe ne detyre Bashkim Dedja mori drejtimin e kushtetueses nje jave me pare.
Pas nje karriere 17 vjecare ne gjyqsor ai u perzgjodh nga presidenti fillimisht per te qene anetar dhe me pas kryetari i gjykates kryesore te vendit.

Ndersa ne 2008 ishte kandidati kundershtar i Adriatik Llalles per kreu e inspektoriatit te larte te kontrollit dhe deklarimit te pasurive.

Elona Gjylmi

Azhornuar se fundi e enjte 30 shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›