E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Aksioni per kapjen e Prudentinos tregon eficencen e policise

Ministri i Brendshem Lulzim Basha e ka cilesuar aksionin e policise se shtetit per kapjen e nje prej krereve te organizates mafioze italiane Sacra Corona Unitta Albino Prudentino si nje operacion mjaft te suksesshem.

Duke folur ne takimin e organizuar nga misioni PAMECA per sigurine ministri Basha theksoi se rezultatet mes policise se shtetit dhe ketij misioni ne luften kunder krimit te organizuar ka dhene rezultate mjaft pozitive dhe nje shembull i mire qe shpreh eficencen e policise eshte edhe kapja e kreut te Sacra Corona Unitta.

Policia e shtetit se bashku me misionin PAMECA po ecen drejt realizimit te objektivave te pergjithshme qe ka te beje me plotesimin e standartve te Bashkimit Europian theksoi me tej ministri Basha duke shtuar se bashkepunimi i frytshem me kete mision eshte vleesuar edhe nga organizmat nderkombetare te cilat sipas tij kane konstatuar se bashkepunimi eshte ne nivel te mire per te luftuar grupet krimanele.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›