EKSKLUZIVE/Gjergj Ndreca: Pse ia vura flakën vetes
TIRANË- Kam 4 fëmijë unë o Spartak, ça të hanë ata? Kur babai i tyre nuk ka mundësi të gjejë punë, jo se nuk don, por nuk i ofron punë njeri”. Është kjo
klithma e pazëshme e Gjergj Ndrecës, ish-i përndjekuri politik, i cili u përfshi nga flakët për të sensibilizuar opinionin me një grevë urie.
Një grevë urie, siç thotë ai “jopolitike” duke shtuar me ironi: Edhe ambasadorët që na kanë vizituar janë politikë? Nuk është e lehtë të flasësh me Gjergjin. Siguria e lartë në spital nuk është e të njëjtit nivel me Spaçin, por ne u detyruam të “maskoheshim” si familjarë për të kontaktuar me të. Në këtë intervistë ekskluzive për “Gazetën Shqiptare” dhe “News 24”, Gjergj Ndreca flet për vendimin ekstrem dhe paralajmëron: Do ta bëj sërish!
Gjergj si ndihesh me shëndet, çfarë të kanë thënë mjekët?
Kam dhimbje të tmerrshme në fytyrë, por sidomos në bark aty ku kam dhe më shumë plagë (me njërën dorë na tregon barkun e fashuar, ndërsa infermieret e këshillojnë që të mos lëvizë pasi mund të ngacmojë plagën). Kam shumë ethe.
Po për të ngrënë ?
Vetëm lëngje ose ndonjë lugë supë pasi 17 ditë nga greva nuk arrij dot të ha. Më trego pak për mëngjesin e së hënës kur dhe je përfshirë nga flakët.
Të dogji njeri apo dogje veten?
Kisha mbi një javë që kisha siguruar një shishe benzinë dhe e mbaja poshtë jastëkut nuk i kisha treguar asnjeriu se do të digjesha atë ditë, pavarësisht se e kisha paralajmëruar disa herë një veprim të tillë. Atë ditë në mëngjes i kam komunikuar vetëm Perikli Shtjefit se do të ndërmarr aktin e vetëdjegies, kam dashur ta bëj demonstrativ para të gjitha mediave. Jam lyer nga koka te këmbët me benzinë dhe më pas i kam vënë flakën vetes.
Rrëfimi i plotë sot në Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)