E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i KE, kritika por edhe progres pr Maqedoninë

SHKUP- Komisioni Evropian (KE), pritet t publikoj sot raportin për progresin e Maqedoni gjatë vitit 2012. Dokumenti në fjalë zyrtarisht do të prezantohen nga Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle. 

Agjencia e lajmeve INA, mëson se draft-dokumenti është final dhe nuk pritet të ndryshohet gjatë aprovimit të Kolegjit të Komisionarëve të mërkurën, ndërsa sipas konstatimeve ai është pozitiv, por përmban edhe rekomandime për zgjidhjen e kontestit të emrin, kultivimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, reformimin e gjyqësorit si dhe përforcimin e marrëdhënieve ndëretnike.

Komisioni propozon edhe se "Momentumi i reformave duhet të mirëmbahet në të gjitha sferat nga kriteret politike, posaçërisht të sigurohet zbatimi i tyre". Sipas KE-së, kjo është posaçërisht e e rëndësishme në qeverisjen e të drejtës, duke përfshirë lirinë e shprehjes, ku sipas Komisionit duhet të përforcohen përpjekjet.

Në raportin kyç të Komisionit për Maqedonisë, në fokus është edhe kontesti i imponuar për emrin me Greqinë, në Strategjinë e saj për zgjerim lidhur me vendin tonë, thekson se dialogu nën patronazhin e OKB-së që po zhvillohet nga viti 1990 edhe pse nga viti 2009 është plotësuar me kontakte bilaterale, duke përfshirë edhe nivelin e kryeministrit, deri më tani nuk solli rezultat.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›