E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRAT/ Babë e bir qëllohen për vdekje në Pult, Dukagjin

Foto ilustruese

Janë mësuar emrat e personave që u qëlluan për vdekje këtë pasdite në fshatin Mgull, të njësisë administrative Pult të Dukagjinit. Ata janë Lek dhe Prel Gjoni, babl e bir. I plagosur ka mbetur L.B.

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e kësaj të diele në fshatin Mgull, në zonën e Dukagjinit.

Nga informacionet paraprake, si pasojë e të shtënave kanë mbetur të vrarë dy persona, ndërsa një tjetër është plagosur.

Forcat e Policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa grupi hetimor pritet të nisë punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit.

Deri në këto momente nuk dihen detaje të tjera mbi arsyet e kësaj vrasjeje të dyfishtë. m.k

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›