E Hënë, 9 Nëntor 2026

EMRAT/ Goditen 3 call center në Tiranë, mashtrimet ndaj europianëve arrijnë mbi 50 mln euro

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar nga Krimi Kibernetik ndaj tre call center-ave në Tiranë, të dyshuar për përfshirje në skema mashtrimi ndërkombëtar.

Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë aksionit janë arrestuar disa persona, ndërsa mbi 80 operatorë që ndodheshin në ambientet e zyrave janë shoqëruar dhe marrë në pyetje nga autoritetet.

Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme provash materiale, përfshirë kompjutera, servera, USB, kamera dhe pajisje të tjera elektronike. Po ashtu, në ambientet e call center-ave janë gjetur mbi 800 mijë euro cash.

Në total janë goditur tre struktura të tilla, ndërsa hetimet kanë zbuluar edhe baza të tjera të dyshuara, të cilat janë aktualisht nën verifikim.

Sipas hetimeve paraprake, Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra, dy prej të arrestuarve, dyshohet se konvertonin shumat e përfituara në kriptomonedha, me qëllim fshehjen e origjinës së tyre.

Autoritetet dyshojnë se mijëra qytetarë europianë kanë rënë pre e këtyre skemave mashtruese, ndërsa dëmi ekonomik i shkaktuar përllogaritet në mbi 50 milionë euro.

Arrest në burg:

Eduart Dalla

Mateo Hoxha

Tedi Agastra

Ledio Toçi

Xhoel Mekollo

Marsel Lami

Xhoji Hitaj

Ndalim dalje jashtë vendi:

Aida Vokli

Ledjon Cenaj

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›