E Hënë, 9 Nëntor 2026

Gjendet i pajetë një 55-vjeçar në Savër të Lushnjës, dyshohet për konsum të tepërt alkooli

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Savër të Lushnjës, ku një burrë është gjetur i pajetë në rrugë.

Viktima është identifikuar si Skënder Malia, rreth 55 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i vdekjes mund të ketë qenë konsumimi i tepërt i alkoolit, i cili mund t’i ketë sjellë pasoja fatale për shëndetin.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë konstatuar trupin e pajetë dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe urgjencës, të cilat nisën procedurat për sqarimin e plotë të rrethanave.

Trupi është transportuar për ekzaminime mjeko-ligjore, ndërsa autoritetet pritet të konfirmojnë zyrtarisht shkakun e vdekjes pas përfundimit të analizave.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›