E Hënë, 2 Nëntor 2026

EMRAT/ I akuzuar nga SPAK si pjesëtar grupi kriminal dhe një tjetër kërkim për drogë, 2 të arrestuar në Gjermani dhe Britani

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në vende të ndryshme evropiane, pas kërkesave të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Danjel Lalaj, 21 vjeç, u kap në Gjermani, ku Gjykata e Shkallës së Parë i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në vitin 2021, për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” në kuadër të një grupi kriminal të strukturuar.

Ndërkohë, Bekim Çelaj, 25 vjeç, u ndalua në Britani, pasi në vitin 2022, Gjykata e kishte dënuar me masën “Arrest në burg” për akuzat e “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Njoftimi i plotë:

Vijon bashkëpunimi me partnerët, për lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.

Kapet në Gjermani, një shtetas i akuzuar nga SPAK, si pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.

Kapet në Mbretëri të Bashkuar, një shtetas i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje.

Si rezultat i sigurimit të informacioneve nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, mbi vendndodhjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe shkëmbimit të këtyre informacioneve nëpërmjet Interpol Tiranës, në kohë reale, me partnerët në Gjermani dhe në Mbretëri të Bashkuara, u mundësuan:

-kapja në Gjermani, e shtetasit D. L., 21 vjeç, i lindur në Pukë, pasi GjKKO-ja, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;

-kapja në Mbretëri të Bashkuar, e shtetasit B. Ç., 25 vjeç, i lindur në Tropojë, pasi Gjykata në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për finalizimin e procedurave për ekstradimin e 2 shtetasve, në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›