EMRAT/ Kush janë burrë e grua që gjetën vdekjen në aksident në Borsh! 30-vjeçari në gjendje kritike

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të martë, rreth orës 14:15, përgjatë aksit rrugor Borsh–Plazh.
Në aksident janë përfshirë dy automjete: një furgon tip Benz Vito me targa AA 052 NV dhe një fuoristradë tip Benz me targa AB 637 CX.
Për pasojë, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i furgonit, Kujtim Mehmeti, 60 vjeç, si dhe bashkëshortja e tij, e cila ndodhej si pasagjere.
Ndërkohë, drejtuesi i fuoristradës, Myfit Qejvani, dhe një pasagjer tjetër janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore. Mësohet se njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa tjetri është jashtë rrezikut.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie dhe grupi hetimor, që po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Dyshohet se një manovër e gabuar ose shpejtësia e lartë mund të kenë qenë faktorët kryesorë që çuan në këtë ngjarje tragjike.
/vizionplus.tv