EMRAT/ Lëvizje të papritura! Ndryshime në kupolën e Policisë në disa qarqe

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit këtë të mërkurë.
Me firmën e kreut të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, janë ndryshuar nëndrejtorët e drejtorive vendore.
Besmir Dervishi është larguar nga Tirana si zëvendësdrejtor dhe është emëruar Shef i Krimeve në volum në Kukës. Në vend të tij është vendosur Oliger Torba, i cili deri tani ka qënë zëvendësdrejtor në Fier.
Ndryshime janë bërë dhe në qarqe të tjera të vendit në rangun e nëndrejtorëve si në Shkodër, Lezhë, Fier etj.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit emëron Alban Dautaj si drejtor të Operacionales. Më herët, Dautaj mbante postin e drejtorit të Antiterrorit. Në krye të Antiterrorit tanimë është emëruar Edmond Sulaj, ish-drejtori i policisë së Shkodrës.
Gjithashtu është larguar dhe shefi i komisariatit nr.2 në Tiranë Ermal Kënaçi i cili është transferuar në Kukës.
Gent Ndoj, i cili ishte Drejtor për Hetimin e Krimit Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme është transferuar në Dibër.
LEXO EDHE: EMRAT/ Policia Rrugore, ja kush janë shefat e rinj në Tiranë
Kujtojmë se Hita mori drejtimin e Policisë së Shtetit më 30 mars, pas garës me 13 kandidatë të tjerë, në një proces relativisht të gjatë dhe tejet selektiv.
Hita, ka qenë drejtorisë i policisë Fier dhe është një nga drejtuesit më me përvojë në radhët e Policisë së Shtetit, me një karrierë të ndërtuar në disa nga qarqet më të rëndësishme të vendit.