E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRAT/ Lojëra fati, armë dhe sekret shtetëror, dënohen ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij

Gjykata e Beratit ka shpallur fajtorë këtë të hënë, më 16 dhjetor, ish-kreun e SHISH-it Pandeli Shulla dhe djalin e tij, Aleksandër Shulla, të akuzuar për 3 vepra penale ‘Organizimi i lojërave të fatit’, ‘Mbajtja e Armëve’ e ‘Nxjerrje e sekretit shtetëror’.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Prokuroria e Beratit, babë e bir u proceduan penalisht pas hetimeve të thelluara që nisën në vitin 2023, pas informacioneve se në një lokal në lagjen “30 Vjetori” të qytetit të Beratit, i administruar nga P. Sh., zhvilloheshin aktivitete të paligjshme të lojërave të fatit.

Vendimi:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit P. Sh., për kryerjen e veprës penale të “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” parashikuar nga neni 197/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim;
  2. Në zbatim të nenit 406 pika 1, uljen e dënimit me 1/3, dhe dënimit e të pandehurit përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim;
  3. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, të urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin për një afat prej 2 (dy) vite e 8 (tetë) muaj me kusht që brenda kësaj periudhe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të rregullta me zyrën e Shërbimit të Provës së vendbanimit të tij;
  4. Deklarimin fajtor të të pandehurit A. Sh. për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim;
  5. Deklarimin fajtor të të pandehurit A. Sh. për kryerjen e veprës penale të “Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar” parashikuar nga neni 294/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 vite burgim;
  6. Në zbatim të nenit 406 pika 1, uljen e dënimit me 1/3, dhe dënimit e të pandehurit përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim;
  7. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, të urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin A.Sh. për një afat 2 vite e 8 muaj me kusht që brenda kësaj periudhe të mos kryejë vepër tjetër pnale; dhe
  8. Në zbatim të ne nit 35 të Kodit Penal të pandehurin A.Sh., i hiqet e drejta të ushtrojë funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›