E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

EMRAT/ Personalitete të artit, sportit, diplomacisë, do të marrin shtesë pensioni të posaçëm shtetëror

Disa personalitete të jetës artistike, sportive e diplomatike të vendit, të cilët kanë dhënë kontribut të shquar ndër dekada, do të marrin shtesë pensioni të posaçëm shtetëror në masën e katërfishit të pensionit social.

Vendimi i marrë nga qeveria, i cili hyn në fuqi menjëherë, liston një sërë emrash mjaft të njohur në fushën e artit skenik si Ndriçim Xhepa, Pavlina Mani, Fatos Haxhiraj, Bruno Shllaku, por edhe në atë të muzikës e sportit si Mifarete Laze, Mukadez Çanga, Gazmend Çaçi etj., në pikturë me Suzana Varvaricën, pasuar në diplomaci me Zef Mazin etj., të cilët përfitojnë nga ky vendim.

Vendimi parashikon që shuma shtesës e pensionit të posaçëm shtetëror, plus pensionin që marrin në bazë të ligjit, nuk duhet të  kalojë tetëfishin e pensionit social.

Kush përfiton pension të posaçëm

Pensionin e posaçëm shtetëror e përfitojnë ata persona që:

  • Kanë marrë pjesë në lëvizjen e Rilindjes Kombëtare, në lëvizjet popullore, në Luftën kundër pushtuesve nazifashistë brënda dhe jashtë Shqipërisë, në mbrojtjen e kufirit dhe ruajtjen e integritetit territorial të Shqipërisë, në lëvizjen demokratike dhe që kanë merita të veçanta;
  • Kanë arritur rezultate të dallueshme në fushën e shkencës, kulturës, arteve, ekonomisë dhe politikës;
  • Kanë vuajtur nga persekutimi politik nën rregjimin komunist.

Kërkesa, propozimi për përfitimin ose shtesën e pensionit të posaçëm shtetëror bëhet nga:

  • Personi i interesuar, nëpërmjet Këshillit të Qarkut të vendbanimit të personit;
  • Organizatat ose shoqatat, nëpërmjet Këshillit të Qarkut të vendbanimit të personit;
  • Titullarët e Ministrive, ku punon përfituesi përkatës;
  • Kryeministri;
  • Kryetari i Kuvendit;
  • Presidenti i Republikës.

Masa e përfitimit:

  • Pensionin e posaçëm shtetëror e përfitojnë personat e sipërpërmendur si shtesë mbi pensionin që iu takon nga sigurimet shoqërore, ose si pension nëse nuk përfitojnë pension nga sigurimet shoqërore;
  • Pensioni i posaçëm shtetëror nuk mund të jetë më i ulët se pensioni bazë dhe as më i lartë se dyfishi i pensionit bazë, të miratuar në momentin e lindjes të së drejtës;
  • Shtesa e pensionit të posaçëm shtetëror mund të jetë deri në kufirin maksimal, me kusht që shuma e pensionit që i takon nga Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipëris딠 me këtë shtesë të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.

Personalitetet që do të marrin shtesë pensioni të posaçëm shtetëror

Suzana Xhevdet Kuka (Varvarica)

Kimete Beqir Nikshiqi

Kristo Gole Mërtiri

Zef Mati Mazi

Gazmend Perlat Çaçi

Ndriçim Xhavit Xhepa

Fatos Ziadin Haxhiraj,

Bruno Lec Shllaku

Artan Muharrem Terihati

Anastas Gjergji Kostandini

Joan Abedin Pelushi

Pavlina Josif Mani

Mifarete Syrja Vekshari (Laze)

Besim Tasim Elezi

Mukadeze Zija Çanga

/rtsh.al/a.meta/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›