E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Festat e fundvitit, rriten çmimet e fruta-perimeve në Korçë! Pensionistët: Jemi të kushtëzuar në blerje

Në prag të festive të fundvitit, çmimet e fruta-perimeve në tregjet me pakicë kanë pësuar rritje. Kjo është situata në qytetin e Korçës, ku qytetarët, kryesisht pensionistët thonë se janë të kushtëzuar në blerje, ndërsa tregtarët ankohen për rënie të fuqisë blerëse

Rritja e çmimeve ka prekur të gjithë qytetarët teksa pensionistët duket se e kanë më të vështirë. Ata thonë se pensionet e ulëta i kushtëzon në blerjet e fundvitit dhe se shpenzimet e muajit i përballojnë me ndihmën e fëmijëve.

Atmosfera festive ndihet në gjithë qytetin e Korçës, ndërkohë që ndryshe është situata në tregun e fruta-perimeve. Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga nata e ndërrimit të viteve, tashmë ka filluar të reflektohet rritja e çmimeve në tregun e fruta-perimeve në Korçë. Për disa prej produkteve çmimi gati është dyfishuar, krahasuar me një vit më parë.

Qytetarët thonë se çmimet janë të papërballueshme, ndërsa shprehen se këtë vit do të blejnë më pak. Rritja e çmimeve ka prekur të gjithë qytetarët teksa pensionistët duket se e kanë më të vështirë.

Situata duket jo e mirë edhe për tregtarët e fruta-perimeve, të cilët thonë se shitjet deri më tani kanë qenë shumë të ulëta. Sipas tyre të ardhurat e pakta, por edhe rritja e çmimeve të produkteve të tjera ka sjellë mungesën e fuqisë blerëse. Madje disa prej tregtarëve shprehen se nuk arrijnë të sigurojnë të ardhura për familjet e tyre.

Rritje të çmimeve kanë pësuar edhe produktet që përdoren për gatimet e natës festive duke përfshirë, gjalpin, vezën, mishin dhe ëmbëlsirat.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›