E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

EMRAT/ Plagoset me armë zjarri 29 vjeçari në Vlorë, shpallet në kërkim autori

Një 29 vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Orikum. Sipas policisë, Sildi Velaj është qëlluar nga Qerim Bello pas një konflikti për motive të dobëta në një bar në ambientet e një karburanti.

29 vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që autori është shpallur në kërkim.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›