E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndarja nga jeta e kryepeshkopit Janullatos, mbahen lutje në gjuhën shqipe në Katedralen Metropolitane të Athinës

Mbahen lutje në gjuhën shqipe në Katedralen Metropolitane të Athinës përpara trupit të të ndjerit Kryepeshkopit të nderuar të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili ndërroi jetë në moshën 95 vjeçare.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë u nda nga jeta mëngjesin e së shtunës në spitalin ‘Ungjëllizimi’ në Athinë ku ishte i shtruar prej 3 janarit.

Trupi i pajetë i kryepeshkopit do të mbërrijë në Shqipëri të martën. Pritja do të bëhet para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” Tiranë, në orën 16:00 të pasdites.

Pas pritjes, do të mbahen homazhe brenda Katedrales gjatë pasditës së të martës si dhe ditën e mërkurën, në datë 29 janar.

Ceremonia e varrimit do të bëhet të enjten e 30 janarit. Kryepeshkopit Anastas do t’i jepet lamtumira e fundit pas liturgjisë hyjnore në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në orën 11.00 të së enjtes.

Në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit pritet marrin pjesë përfaqësues të lartë dhe patriarkë nga Kishat Ortodokse në botë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›