EMRAT/ Sherri përfundoi me përdorimin e thikës, kush është autori i plagosjes në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal

Detaje të reja janë bërë me dije nga plagosja që ndodhi pasditen e sotme në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën “4 Dëshmorët” në kryeqytet.
Ndërkohë, në pranga ka rënë autori i ngajrjes, Eljot Xhafa, me precedent të mëparshëm penal.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri të çastit në një lokal, ku 47-vjeçari goditi 60-vjeçarin Agron Doçi.
I plagosur është dërguar me ambulancë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
/vizionplus.tv