E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Nuk di pse e bëra”, 30-vjeçari shqiptar që vrau gruan në sy të fëmijëve dëshmon sërish para hetuesve

30-vjeçari shqiptar Lulzim Toçi, i cili mbyti bashkëshorten në sy të fëmijëve disa ditë më parë, ka dëshmuar për rreth dy orë para hetuesve për ngjarjen, ku ka dekalruar sërish se nuk e di arsyen pse e ka bërë.

“Nuk di ta shpjegoj se e bëra”, mësohet të ketë thënë ai, sipas mediave italiane.

Vrasja e 24-vjeçares Eleonora Toçi ndodhi në orët e para të mëngjesit në shtëpinë e tyre në via Caravaggio në San Felice a Cancello.

Gjatë marrjes në pyetje, e cila zgjati rreth 3 orë në burgun Santa Maria Capua Vetere, ku 30-vjeçari ndodhet i mbyllur që prej të mërkurës, Toçi konfirmoi atë që deklaroi në prokurori Iolanda Gaudino përpara karabinierëve që e kishin arrestuar disa orë pas krimit.

I riu i cili punonte në bujqësi, me ndihmën e një përkthyesi, përsëriti se e kishte mbytur me duar të zhveshura në dhomën e gjumit, me siguri ndërsa fëmijët ishin duke fjetur. Por ai nuk ishte në gjendje të zbulonte asgjë për arsyet.

Avokati i tij, Orlando Sgambati, pritet të bëjë kërkesë për caktimin e një konsulenti për vlerësimin psikiatrik.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›