E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRAT/ Shkarkohet Belinda Balluku, 7 ndryshime në qeveri

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar Belinda Ballukun si zv.kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Në postin e zëvendës-kryeministres është emëruar Albana Koçiu.

Ndryshimet në Qeveri:
  1. Albana Koçiu emërohet Zëvendëskryeministre.
  2. Besfort Lamallari merr postin e Ministrit të Brendshëm.
  3. Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm.
  4. Enea Karakaci do të udhëheqë Ministrinë e Infrastrukturës.
  5. Erjona Ismaili emërohet Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.
  6. Toni Gogu do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë.
  7. Ermal Nufi merr postin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Tre emra mbeten pa asnjë post në qeveri

Pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar të bëra këtë të enjte, më 26 shkurt, nga kryeministri Edi Rama, janë tre emra që kanë mbetur pa asnjë post.

Fjala është për Belinda Ballukun, Elisa Spiropalin dhe Pirro Vengun.

Shkarkimi nga detyra i Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres për Infrastrukturën dhe Energjinë, vjen pas një kalvari të gjatë debatesh, që nisi me marrjen e saj si e pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pezullimin e saj nga detyra prej GJKKO-së, kalimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e me radhë. Procesi vazhdon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›