E Hënë, 2 Nëntor 2026

EMRI/ 44-vjeçari i merr çantën me dhunë një shtetaseje në Durrës, e tërheq zvarrë dhe e shtrin përtokë

Ilir Biba, 44 vjeç, është arrestuar nga policia e Durrësit pasi i vodhi me dhunë çantën një shtetaseje.

Siç shihet në videon e mëposhte, Biba i rrëmben çantën 54-vjeçares, e cila bën rezistencë, por Biba arrin t’ia marrë nga dora dhe e rrëzon përtokë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mujo Ulqinaku”.

44-vjeçari akuzohet për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Çanta e 54-vjeçares u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›