E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 26-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në Unazën Lindore të kryeqytetit, në segmentin rrugor që të çon në drejtim të Paskuqanit.

Rreth orës 12:00, shtetasi Lorenc Kaci 26 vjeç, ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Përplasja ka rezultuar fatale, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme të riut në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›