E Hënë, 2 Nëntor 2026

EMRI/ Dy persona në gjendje të rëndë, ky është polici që humbi jetën në Sarandë nga aksidenti

Eduart Maçi është 56-vjeçari i cili humi jetën pas aksidentit të rëndë të ndodhur rreth rreth orës 12:00 të ditës së sotme, në aksin rrugor Borsh–Fterrë.

Maçi ishte punonjës në Policinë Kufitare Sarandë.

Policia njoftoi se  drejtuesi i një automjeti tip “Toyota” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal anësor.

Në automjet udhëtonin tre shtetas, konkretisht R. X., V. Th., dhe Eduart Maçi.

Fatkeqësisht punonjësi i policisë ka ndërruar jetë në vendngjarje, si pasojë e dëmtimeve të marra.

Dy shtetasit e tjerë janë dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe përcaktimin e drejtuesit të mjetit në momentin e ngjarjes./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›