E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Aksident në Librazhd, ndërron jetë 66-vjeçarja

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Librazhd, pranë ish-ndërmarrjes së Grumbullimit. Viktima është identifikuar si Hejdije Bajrami, 66 vjeçe dhe nënë e pesë fëmijëve.

Sipas informacioneve paraprake, ajo ka mbetur e plagosur rëndë si pasojë e aksidentit dhe është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore.

Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së ekipit mjekësor, 66-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia po heton rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›