E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kontroll në burgun e Rrogozhinës, sekuestrohen dy telefona celularë

TIRANË, 20 maj /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zhvilloi ditën e sotme kontroll të befasishëm për sende të ndaluara në IEVP Rrogozhinë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi se aksioni u zhvillua me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi, dhe nën drejtimin e drejtuesit të institucionit, shefit të Policisë dhe Grupit të Sigurisë.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, kontrollet janë zhvilluar në ambientet e përbashkëta, ambientet e brendshme, si dhe në fushat e ajrimit.

Gjatë kontrollit, njoftoi më tej drejtoria e Burgjeve, “në brezin e butë në drejtim të Godinës nr. 1, janë konstatuar të hedhur në tokë dy aparate celularë, pa autor të identifikuar”.

“Sendet e ndaluara janë sekuestruar dhe janë njoftuar menjëherë strukturat e SHKBB-së për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedural”, bëri me dije Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

/m.q/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›